Gjermani, Friedrich Merz nuk arrin të zgjidhet kancelar në raundin e parë të votimit

Kreu i Partisë Unioni Kristian Demokrat (CDU) dhe anëtar i parlamentit në Gjermani, Friedrich Merz nuk u zgjodh kancelar pasi nuk arriti të merrte numrin e kërkuar të votave në raundin e parë të votimit në Bundestag, raporton Anadolu.
Në votimin e fshehtë të mbajtur në parlamentin e kryesuar nga kryetarja e Bundestagut, Julia Klöckner, Merz mori 310 vota nga 621 deputetë që morën pjesë në raundin e parë të votimit.
Ndërkohë që në votim u shënuan 307 vota “kundër”, 3 deputetë abstenuan dhe 1 votë u konsiderua e pavlefshme.
Pas njoftimit se Merz nuk arriti të zgjidhet në raundin e parë për kancelar të Gjermanisë pasi nuk siguroi 316 votat e nevojshme për t’u zgjedhur, kryetarja e Parlamentit Klöckner e ndërpreu seancën.
Unioni Kristian (CDU/CSU) dhe Partia Social Demokratike (SPD), të cilat ranë dakord të formojnë qeverinë pas zgjedhjeve të parakohshme të përgjithshme të mbajtura më 23 shkurt, kanë 628 vende në parlament.