Gjendet municion luftarak në Zubin Potok, ministri Svelça: Beteja kundër çdo celule terroriste nuk ndalet

Gjendet municion luftarak në Zubin Potok, ministri Svelça: Beteja kundër çdo celule terroriste nuk ndalet

Janë gjetur sërish armatime në dy lokacione në komunën e Zubin Potokut. Policia ka zbuluar granata dore dhe pajisje të tjera ushtarake.

Për këtë ngjarjeje ka reaguar Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili ka deklaruar se “beteja kundër çdo celule terroriste nuk ndalet”, duke bërë të ditur se edhe sot janë gjetur armë dhe pajisje ushtarake në dy lokacione në komunën e Zubin Potokut.

Sveçla ka shkruar në “Facebook” se në këto lokacione janë sekuestruar armatim, granata dore dhe pajisje të tjera ushtarake, ndërsa ka theksuar se kontrolli po vazhdon “cep më cep” dhe “pëllëmbë për pëllëmbë”.

“Nuk do të ndalemi deri në çrrënjosjen totale të secilit element kriminal”, ka shkruar ai në profilet e tij zyrtare në rrjetet sociale.

MARKETING