Gjendet i vdekur një 66-vjeçar në Shkup, trupi dërgohet për autopsi
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se mëngjesin e sotëm është gjetur një person i vdekur në bulevardin “Ilinden” në Shkup.
Sipas MPB-së, sot (28.11.2025) rreth orës 07:00, SPB Shkup ka pranuar një informacion se në trotuarin e bulevardit është gjetur trupi i pajetë i T.K. (66) nga Shkupi, i cili më herët ishte raportuar si person që nuk ishte kthyer në shtëpi.
Mjeku i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar se në trupin e të ndjerit nuk ka shenja të dukshme dhune.
“Është kryer inspektim në vendngjarje dhe, me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

