Gjatë një jave, dogana sekuestroi mallra të ndryshëm
Brenda një jave doganierët parandaluan disa tentativa kontrabande në pika të ndryshme kufitare të vendit.
Në Aeroportin e Shkupit, gjatë kontrollit të bagazhit të një pasagjeri që udhëtonte drejt Londrës, u zbuluan dhe u sekuestruan përkohësisht 27 steka cigaresh të fshehura në valixhe.
Gjatë kontrolleve tjera, doganierët gjetën një motor të përdorur automjeti të transportuar në bagazhin e një veture, si dhe pako me lloje të ndryshme ilaçesh, vlera e të cilave kapte mbi 83 mijë denarë.
Në një rast tjetër, në pikën kufitare Stenje, u zbuluan 58 pako ilaçesh veterinare që kërkojnë leje importi. Ato u gjetën në çantat e udhëtimit të dy pasagjerëve.
Kontrollet në pikën kufitare Dellçevë rezultuan me zbulimin e 5.600 eurove të padeklaruara, ndërsa në Bogorodicë, në gomën rezervë të një automjeti, u gjetën 31 kuti cigare pa pulla akcize.
Përveç këtyre, doganierët sekuestruan edhe pjesë automjetesh, qilima, kremra, 84 kilogramë mjaltë, brava, uiski, si dhe konzola të përdorura për video lojëra, mes mallrave të tjera të ndaluara.

