Gjatë fundjavës vranësira me shi, nga e diela borë në male dhe rënie të temperaturave
Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të herëpashershme lokale shiu. Në disa vende, reshjet do të jenë më të bollshme, me kushte për bubullima dhe erëra të forta.
Gjatë gjithë ditës do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga drejtimi jugor”, kumtoi DPHM-ja.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin 7 deri në 12, ndërsa maksimale do të arrijë 13 deri në 19 gradë.
Në Shkup, pjesërisht me vranësira, me reshje të rastit. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga jugu.
Temperatura minimale do të bjerë në 9, ndërsa maksimale do të arrijë 18 gradë.

