Gjatë fundjavës në VK Tabanoc, kanë hyrë mbi 36.000 shtetas të Maqedonisë së Veriut
Filluan të kthehen shtetasit e Maqedonisë së Veriut të cilët janë duke punuar përkohësisht jashtë vendit për festat. Edhe të dhënat e MPB-së tregojnë se në vendkalimin kufitar Tabanoc kanë hyrë 36 mijë shtetas të Maqedonisë së Veriut.
“Në pikën kufitare Tabanoc nga 20.12.2025 (e premte) ora 10:00 deri më 22.12.2025 (e hënë) deri në orën 10:00, kanë hyrë në vend 36,316 shtetas të Maqedonisë, ndërsa kanë dalë 6,892 shtetas. Sa i përket shtetasve të huaj, në të njëjtën periudhë, kanë hyrë në vendin tonë 16,084 persona dhe kanë dalë 7,720 persona”, njoftoi MPB.
Nga MPB thonë se po marrin të gjitha masat dhe po vënë në funksion të gjitha kapacitetet njerëzore dhe teknike për të përshpejtuar fluksin e udhëtarëve, duke kryer kontrolle të detyrueshme kufitare.

