Gjashtë zjarre aktive, tre nën kontroll

Në territorin e shtetit, sipas informatave të Qendrës për Menaxhim me Kriza, aktive janë gjashtë zjarre, ndërsa tre janë nën kontroll.
Aktive janë zjarret në fshatin Marvinc në komunën e Vallandovës, në fshatin Ajvatovc në komunën Ilinden, në fshatrat Cërnilishte dhe Dolgaec në komunën e Dollnenit, në f. Zhivinjë në komunën e Kumanovës, në f. Likovë në komunën e njejtë dhe f. Nikushtak, gjithashtu në komunën e Likovës.
Nën kontroll janë tre zjarre dhe anë në malin Kozhuf, në Jasen, si dhe zjarri në Vardarishte.
Qendra për Menaxhim me Kriza informon se deri në orën 18.00 janë regjistruar gjithsej 16 zjarre nga të cilat shtatë janë shuar.