Gjashtë të vdekur nga tornadot në Tennessee

Gjashtë të vdekur nga tornadot në Tennessee

Të paktën gjashtë persona kanë vdekur si pasojë e shpërthimit të një tornadoje në disa pjesë të Tennessees të shtunën, raportoi të dielën BBC-ja.
Ndërtesat janë shndërruar në rrënoja, ndërsa njerëzit po përballen edhe me mungesë të elektricitetit që kur moti ekstrem goditi disa pjesë të shtetit jugor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Tri nga vdekjet janë raportuar në një periferi veriore të Nashvilles, kryeqytetit të Tennessees, ndërsa dy të rritur dhe një fëmijë kanë vdekur në qytetin Clarksville, rreth 50 milje në veri-perëndim.

Joe Pitts, kryetari i bashkisë së qytetit, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme, duke përfshirë një shtetrrethim në orën 21:00, i cili do të vazhdojë edhe të dielën.

“Ky është lajm shkatërrues dhe zemrat tona janë thyer për familjet e atyre që humbën të dashurit e tyre. Jemi të gatshëm t’u ndihmojmë atyre në këtë kohë”, ka thënë ai.

Siç është bërë e ditur nga autoritetet, 23 persona të tjerë në zonën përreth kanë pranuar trajtim mjekësor në spital.
Që nga ora 21:30 me orën lokale, pothuajse 60,000 njerëz kanë mbetur pa energji elektrike, sipas faqes përcjellëse poweroutage.us.

Shërbimi Kombëtar i Motit lëshoi paralajmërime të shumta për tornado në Tennessee të shtunën.

MARKETING