Girona s’e ruan dot hapin e Realit, e mposht Getafe

Girona s’e ruan dot hapin e Realit, e mposht Getafe

Girona nuk e ka stofin për të garuar me Realin e Madridit për titullin kampion. Skuadra që çuditur në këtë sezon me ecurinë e saj në La Liga, duke kryesuar për disa javë, u mposht 1-0 nga Getafe në transfertë dhe mbetet -10 pikë nga “Los Blancos”. Synimi kryesor i kësaj skuadre mbetet pjesëmarrja në Champions, objektiv që mund ta arrijë lehtësisht, mjafton të mbajë Bilbaon poshtë në renditje (skuadra baske mban vendin e pestë dhe ka 9 pikë më pak.

Sa i përket ndeshjes së zhvilluar në “Coliseum”, vendosi goli I Santiagos në minutën e 33-të, i shërbyer nga Moriba.

Nëse Barcelona fiton përballë Atleticos së Madridit këtë të diel, Girona do të humbasë vendin e dytë.

 

MARKETING