Girona i përgjigjet Realit, mund Celta Vigon dhe rikthehet në krye

Girona i përgjigjet Realit, mund Celta Vigon dhe rikthehet në krye

Girona nuk i zhgënjen pritshmëritë dhe rikthehet në krye të tabelës së klasifikimit pas javës së 22-të të La Ligës. Në shtëpinë e Celta Vigo skuadra e Michel fiton 1-0 falë golit të Portu në minutën e 20-të të asistuar nga Gutierrez.

Në pjesën e dytë, skuadra e drejtuar nga Benitez donte t’i përgjigjej deficitit, por ndeshja u zhvillua në fijet e një ekuilibri të konsiderueshëm që nuk pa ndonjë mundësi të madhe shënimi deri në fishkëllimën e fundit, e cila dekretoi vendin e parë për Girona .

Katalanasit ngjiten në 55 pikë, një më shumë se Real Madridi (që ka një ndeshje në dorë) dhe njëmbëdhjetë nga Barcelona (e treta). Të besuarit e Benitezit mbeten të mbërthyer në 17 pikë, +2 nga zona e kuqe.

MARKETING