Ginovska: Monoksidi i karbonit në Trubarevë 30 herë mbi normën e lejuar

Rezultatet fillestare të matjes së gazrave në ajër nga mostrat e marra ditën e zjarrit në kompaninë F-Grupacion në Trubarevë tregojnë një rritje të të gjithë parametrave për dy deri në tre herë mbi nivelin e lejuar, ndërsa monoksidi i karbonit, vlera mesatare e të cilit nuk duhet të kalojë 10 mg/m3, ishte 300 mg/m3.
Këtë sot në konferencë për shtyp e theksoi drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit Jetësor Ivana Ginovska, e cila, së bashku me ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti, drejtorin e Drejtorisë së Mjedisit Jetësor Igor Nikovski dhe rektorin e UGD dhe drejtues i laboratorit AMBIKON, Dejan Mirakovski informuan për kontrollet fillestare dhe hapat që po ndërmerren pas zjarrit katastrofik në deponinë e mbeturinave elektronike.
“Të premten do të dimë se cilat metale të rënda janë ngritur mbi Shkup, ndërsa nga gazrat ka rezultate paraprake që tejkalojnë vlerat e lejuara. Janë vendosur stacione matëse për të monitoruar nivelin ditor për të monitoruar cilësinë e ajrit në mënyrë që të dihet se sa të sigurt janë qytetarët pranë zjarrit”, theksoi Ginovska.
Drejtoresha theksoi se deri të premten nga laboratori i kredituar do të ejnë në dispozicion rezultatet e matjeve për metalet e rënda në ajër që janë marrë në të njëjtën ditë kur shpërtheu zjarri, ndërsa përveç kësaj, kur të krijohen kushtet, do të kontrollohet uji dhe toka.
Drejtori i Drejtorisë për Mjedis Jetësor Igor Nikoski, informoi se kompania F-Grupacion kishte një leje të lëshuar më 12 maj të vitit 2021, e vlefshme deri më 12 maj të vitit 2026.
“Ka një elaborat të aprovuar për mjedis jetësor nga data 19 shkurt të vitit 2021 sipas elaboratit të datës 7 maj të vitit 2021, shërbimet e ekspertëve nga Drejtoria arritën në përfundimin në vend se F-Grupacioni mund të fillojë me punë. Ky është informacionet fillestare. Bëhet fjalë për mbeturina nga pajisjet elektrike dhe elektronike, bateri elektrike, akumulatorë. Sipas lejes, kompania kishte të drejtë të trajtonte deri në 20 tonë mbeturina jo të rrezikshme dhe deri në 500 kilogramë mbeturina të rrezikshme brenda një dite, gjegjësisht për 24 orë”, theksoi Nikoski.
Rektori i UGD dhe drejtues i laboratorit AMBIKON, Dejan Mirakovski, informoi se javën e ardhshme duhet të kenë rezultatet fillestare nga stacionet matëse të cilësisë së ajrit, të cilat i instaluan dje në Trubarevë të Shkupit. Shpjegoi se janë instaluar dy pajisje, të cilat vazhdimisht, 24 orë në ditë, për pesë ditët e ardhshme, do të marrin mostra të grimcave që më vonë do të analizohen. Një stacion matës ndodhet rreth pesëdhjetë metra, ndërsa i dyti rreth njëqind metra larg depos për riciklimin e mbeturinave elektronike dhe plastikës, të kompanisë F-Grupacioni në Trubarevë, e cila u dogj të shtunën.