Gërvalla: Dronët e konfiskuara të teroristëve dhanë dëshmi për përfshirjen e Serbisë në sulmin e 24 shtatorit
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diapsorës, Donika Gërvalla, ka komentuar pamjet të cilat të dielën i publiku ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ku terroristët që sulmuan Policinë e Kosovës më 24 shtator, shihen duke u stërvitur brenda territorit serb.
Këto pamje i ka publikua në Twitter kryeministri Albin Kurti, ndërkaq pas tij edhe kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla.
Sigurimi i pamjave është mundësuar përmes droënev të terroristëve të cilat i ka konfiskuar Policia e Kosovës.
”Dronët e sekuestruar nga grupi terrorist kanë dhënë dëshmi të tjera për përfshirjen e drejtpërdrejtë të Serbisë në sulmet kundër Republikës së Kosovës“, ka shkruar Gërvalla.