Gazzetta dello Sport: Edon Zhegrova në radarin e Juventusit

Gazzetta dello Sport: Edon Zhegrova në radarin e Juventusit

Pas Mario Mitajt një tjetër futbollit shqiptar përfundon në radarët e Juventusit. Klubi më i titulluar në Itali po planifikon të ardhmen dhe një ndër lojtarët që ka përfunduar në axhendën e drejtuesve është edhe Edon Zhegrova.

Lajm që merr më tepër vlerë kur raportohet nga një nga mediat më serioze sportive të Europës, Gazzetta Dello Sport. Ylli i përfaqësueses së Kosovës po shkëlqen te Lille, duke u kthyer në një objekt dëshirash për një ndër klubet më të rëndësishëm europian.

Pas një sezoni të vështirë te Juventusi duan të reduktojnë hendekun me Interin që shkon drejt titullit. Dhe drejtori sportiv i Zonjës së Vjetër Cristiano Giuntoli, ka gati projektin ku padyshim emrat janë të shumtë. Duke nisur nga rinovimi i Chiesës, por edhe merkato që ndihmohet nga fakti se JuventusI do të marrë pjesë në Botërorin e Klubeve për vitin e ardhshëm.

Që garanton një shumë të rëndësishme për arkat e klubit. Ideja e drejtuesve është të ndërtojnë një organikë që të mund të luajë si me sistemin aktual 3-5-2, por edhe 4-3-3 apo 4-2-3-1. Në këtë mënyrë janë disa emrat që po ndien në merkato duke nisur nga Koopmeiners i Atalantës në mesfushë, por edhe Felipe Anderson.

Duke qenë se te Juventusi kanë ndër mend të sakrifikojnë si Iling ashtu dhe Kostic nevojiten lojtarë për krahët e sulmit dhe drejtuesit e vjetër po ndjekin si Greenwood i rilindur te Getafe por në pronësi të Manchester United ashtu dhe Edon Zhegrovën.

Talenti i Kosovës ka koleksionuar 11 gola dhe 9 asiste me Lille dhe transferimi i tij favorizohet edhe nga fakti se Juventus ka raporte të shkëlqyera me klubin francez prej nga ku vetëm në muajt e fundit ka marrë fillimisht Weah dhe më pas Djalo.

MARKETING