Gazetarët në Gaza protestojnë kundër Izraelit për shënjestrimin e kolegëve të tyre

Gazetarët në Gaza protestojnë kundër Izraelit për shënjestrimin e kolegëve të tyre

Gazetarë u mblodhën në oborrin e Spitalit Baptist Al-Ahli në qytetin e Gazës për të protestuar kundër shënjestrimit e kolegëve të tyre në sulmet e ushtrisë izraelite ndaj Rripit të Gazës, raporton Anadolu.

Gazetarët protestuan kundër shënjestrimit nga Izraelit të kolegëve të tyre Hossam Shabat dhe Mohammad Mansour, të cilët humbën jetën në sulmet e kryera nga ushtria izraelite.

Gjatë protestës, gazetarët mbajtën fotografi të kolegëve të vrarë në sulmin izraelit.

Në një deklaratë nga zyra për media në Gaza, thuhet se është rritur në 208 numri i gazetarëve palestinezë që janë vrarë në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023.

Në sulmet brutale izraelite në Gaza që nga tetori i vitit 2023, janë vrarë më shumë se 50 mijë palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, ndërsa janë plagosur të paktën 113 mijë të tjerë.

MARKETING