Gazetarët do t’i bashkohen protestës së nesërme për paga më të larta
Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve të Medias (SPGPM) ka njoftuar se do të marrë pjesë në protestën e punëtorëve që do të mbahet nesër.
Sindikata kërkon rritje të menjëhershme të pagës minimale dhe rritje të pagave në sektorin e medias.
Vendimi u mor gjatë një mbledhjeje të Bordit Ekzekutiv të SPGPM, ku u bë thirrje anëtarëve të japin mbështetje për kërkesat e punëtorëve. Protesta, e thirrur nga Federata e Sindikatave, do të mbahet të mërkurën në orën 17:00.
Sipas një ankete të vitit 2024 nga SPGPM dhe Instituti RESIS, më shumë se gjysma e punonjësve të medias marrin paga nën mesataren kombëtare, ndërsa rreth një e treta paguhen me pagë minimale.

