Gazës mund t’i duhen 14 vjet për t’u pastruar nga rrënojat, njofton eksperti

Gazës mund t’i duhen 14 vjet për t’u pastruar nga rrënojat, njofton eksperti

Lufta në Gazë ka krijuar rreth 37 milionë ton mbeturina, pjesa më e madhe bomba të pashpërthyera, e të cilave mund t’i duhen më shumë se një dekadë për t’i larguar, ka njoftuar një zyrtar i lartë i OKB-së.

Bëhet e ditur se në Gazë gjenden mesatarisht 300 kilogram rrënoja në një metër katrorë.

“Bazuar në sasinë aktuale të mbeturinave në Gazë, me 100 kamionë na duhen 14 vjet punë. Me vazhdimin e luftës do të jetë e pamundur të vlerësohet se sa kohë duhen për pastrim”, tha Pehr Lodhammar, ish-shef i Shërbimit të Çminimit të Kombeve të Bashkuara për Irakun.

Siç raportohet, pastrimi i rrënojave do të jetë punë e ngadaltë dhe e rrezikshme për shkak të kërcënimit nga predhat, raketat e armët e tjera të groposura.

Kjo pasi mesatarisht rreth 10 për qind e armëve nuk kanë shpërthyer, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.

Deri më tash, përpjekjet e perëndimorëve për të ndaluar luftën nuk janë marrë parasysh nga Izraeli i cili kërcënon me ofensivë në Rafah.

Rafahu strehon më shumë se gjysmën e popullsisë së Gazës dhe është pika kryesore e hyrjes së ndihmave humanitare. E një sulm atje thuhet se do të ketë “efekte katastrofike” jo vetëm mbi palestinezët, por edhe mbi paqen dhe sigurinë rajonale.

MARKETING