Gaza, palestinezët falën namazin e Bajramit mes rrënojave të xhamisë së shkatërruar nga Izraeli

Gaza, palestinezët falën namazin e Bajramit mes rrënojave të xhamisë së shkatërruar nga Izraeli

Palestinezët në qytetin Khan Younis në Rripin e Gazës e falën namazin e Kurban Bajramit në mesin e rrënojave të xhamisë së shkatërruar nga Izraeli, raporton Anadolu.

MARKETING

Festa e Kurban Bajramit në Rripin e Gazës që ndodhet nën bllokadë dhe sulme izraelite, po kalon nën pikëllim. Palestinezët falën namazin e Kurban Bajramit në qytetin Khan Younis mes rrënojave të xhamisë Al-Bani, e cila është shkatërruar si pasojë e sulmeve izraelite.

Në pamje vërehen palestinezët që shkojnë në xhaminë Al-Bani për të falur namazin e Kurban Bajramit dhe që rreshtohen për faljen e namazit në mesin e rrënojave të xhamisë.

Në enklavën e rrethuar palestineze, lufta gjenocidale e Izraelit vazhdon pandërprerë.

Sipas autoriteteve palestineze, të paktën 828 xhami janë shkatërruar plotësisht dhe 167 të tjera janë dëmtuar pjesërisht në Gaza. Përveç kësaj, tre kisha janë goditur dhe 19 nga 60 varrezat e Gazës janë shkatërruar plotësisht ose pjesërisht.

Duke refuzuar thirrjet ndërkombëtare për armëpushim, Izraeli ka ndërmarrë sulme shkatërruese në Gaza që nga tetori i vitit 2023, duke vrarë mbi 54.600 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.

MARKETING