Gaza, numri i viktimave të luftës izraelite i kaloi 48.360

Gaza, numri i viktimave të luftës izraelite i kaloi 48.360

Numri i viktimave në Gaza që nga fillimi i luftës shkatërruese të udhëhequr nga Izraeli ka arritur në 48.365, njoftoi të enjten Ministria e Shëndetësisë.

Në deklaratën e Ministrisë thuhet se në 24 orët e fundit nga rrënojat janë nxjerrë 17 trupa palestinezësh.

19 palestinezë të tjerë të plagosur u transferuan në spitale, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të plagosurve nga sulmi izraelit në 111.780, njofton Ministria.

“Shumë viktima janë ende të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë dhe ekipet e shpëtimit nuk janë në gjendje t’i arrijnë ato”, tha Ministria.

Marrëveshja e armëpushimit ka hyrë në fuqi që nga 19 janari, duke ndalur luftën e Izraelit që ka bërë kërdi dhe e ka lënë enklavën palestineze në gërmadha.

Pavarësisht armëpushimit, autoritetet lokale në Gaza raportojnë shkelje të armëpushimit nga ushtria izraelite pothuajse çdo ditë.

Nëntorin e kaluar, Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi ​​urdhërarreste për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e mbrojtjes Yoav Galant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli gjithashtu përballet me akuza për gjenocid para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij në enklavë.

MARKETING