Gaza, 13 palestinezë humbin jetën në sulmet izraelite ndaj qytetit Khan Younis

Gaza, 13 palestinezë humbin jetën në sulmet izraelite ndaj qytetit Khan Younis

Raportohet se 13 palestinezë kanë humbur jetën në sulmet e Izraelit në qytetin Khan Younis në jug të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të agjencisë palestineze WAFA, në sulmet e kryera nga ajri dhe toka janë plagosur edhe dhjetëra palestinezë të tjerë.

Avionët luftarakë izraelitë shënjestruan me sulme ajrore dhe zjarr të artilerisë shtëpitë ku jetojnë palestinezët në perëndim të Khan Younis.

Si pasojë e sulmeve humbën jetën 13 palestinezë.

Bombardimet e Izraelit ndaj spitalit Al-Amal dhe spitalit Nasser të lidhur me Gjysmëhënën e Kuqe Palestineze shkaktuan dëme serioze në spitale.

MARKETING