“Gati”, Fisnik Asllani emocionon me postimin para finales ndaj Turqisë

“Gati”, Fisnik Asllani emocionon me postimin para finales ndaj Turqisë

MARKETING

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani, ndihet gati për ndeshjen e sotme (e martë) ndaj Turqisë në kuadër të finales së ‘play-off’-it për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

MARKETING

Sample Image

Kosova është nikoqire e Turqisë në ndeshjen e sotme, e cila është planifikuar të zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë, me fillim nga ora 20:45.

Dardanët janë gati për këtë ndeshje finale, pasi ëndrra e madhe është kualifikimi në një ngjarje të madhe sportive dhe Kupa e Botës është kulmi i çdo arritje.
Njëri nga lojtarët më në formë dhe më vendimtar të Kosovës në kampanjën kualifikuese padyshim ka qenë edhe Fisnik Asllani, i cili ka shënuar tri gola.

Dhe pikërisht Asllani është gati për ndeshjen e sotme dhe këtë e ka treguar me një postim emocionues në profilin e tij në rrjetet sociale.

“Gati”, ka qenë shkrimi i shkurt i Asllanit, i bërë me Inteligjencë Artificiale, postim i cili ka të bashkangjitur një fotografi të tij si i vogël, dorë për dore me legjendën e futbollit kosovar, Fadil Vokrri. /Telegrafi/

MARKETING