Gasperini insiston se Atalanta mund të shkaktojë befasinë ndaj Real Madridit në finale

Gasperini insiston se Atalanta mund të shkaktojë befasinë ndaj Real Madridit në finale

Gian Piero Gasperino ka deklaruar se Atalanta nuk po has në vështirësi përkundër lëndimit të disa lojtarëve dhe largimit të disa të tjerëve dhe se janë të gatshëm të luajnë në finale të Superkupës ndaj Real Madridit.

Me këtë trofe bëhet hapja zyrtare e sezonit të ri, ku luajnë fituesi i Ligës së Kampionëve dhe ai i Ligës së Evropës.

Nicolo Zaniolo, Gianluca Scamacca dhe Giorgio Scalvini janë tri mungesa të tjera të konfirmuara për këtë takim shkaku i lëndimeve, ndërsa Teun Koopmeiners ka refuzuar të luajë pasi dëshiron transferimin tek Juventusi.

“Atalanta nuk po vuan. Ne jemi këtu për të luajtur një ndeshje jashtëzakonisht prestigjioze me entuziazëm dhe dëshirë për të mahnitur”, ka thënë fillimisht Gasperini.

“Ne po luajmë ndaj klubit më të suksesshëm në botë dhe do të dhurojmë të gjithë krenarinë tonë për t’u përpjekur dhe të luajmë një ndeshje të madhe”.

“Unë ju thash të gjithë lojtarëve që të dhurojnë maksimumin, pa u shqetësuar se kush ishte apo nuk ishte aty”.

Kylian Mbappe dhe Endrick pritet që nesër (e mërkurë) të bëjnë debutimin zyrtar me fanellën madrilene.

“Unë kam një avantazh ndaj Carlos, pasi nuk mund të bëjë zgjidhjen e gabuar në formacionin startues, ndërsa ai nuk do të ketë probleme për të zgjedhur lojtarët nga ajo skuadër”.

“Ky është ai lloj i presionit që ne duam ta vendosur tek ai. Shpresoj që ai të zgjedh më të mirët, sepse vetëm ndaj më të mirëve ju mund të merrni respektin më të madh”.

“Një ekip italian nuk ka luajtur në këtë ndeshje që 14 vite, andaj kjo është gjëja më e mirë që mund të na kishte ndodhur neve”, përfundoi Gasperini.

MARKETING