Gashi uron Kurtin për fitoren në zgjedhjet parlamentare

Gashi uron Kurtin për fitoren në zgjedhjet parlamentare

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi ka uruar Albin Kurtin për rezultatin e zgjedhjeve. Gashi përgëzoi mbajtjen e suksesshme të zgjedhjeve parlamentare dhe partitë politike për siç thotë, politike për pjesëmarrjen konstruktive. Gashi tha se qytetarët e Kosovës kanë treguar kulturë dhe pjekuri demokratike, duke shtuar se mbeten të përkushtuar në forcimin e marrëdhënieve të shkëlqyera fqinjësore e vëllazëror

“Në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim personal, përgëzoj mbajtjen e suksesshme të zgjedhjeve parlamentare në Republikën e Kosovës.

Uroj veçanërisht Kryeministrin z. Albin Kurti për fitoren dinjitoze. Ky rezultat zgjedhor konfirmon besimin dhe mbështetjen qytetare për vizionin dhe përkushtimin e Lëvizjes Vetëvendosje. Përgëzoj gjithashtu të gjitha subjektet politike për pjesëmarrjen konstruktive, si dhe qytetarët e Kosovës për kulturën dhe pjekurinë demokratike që kanë treguar.

Mbetemi të përkushtuar për forcimin e marrëdhënieve të shkëlqyera fqinjësore e vëllazërore, si dhe për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet dy vendeve tona, në interes të stabilitetit, zhvillimit dhe integrimit europian të rajonit”, tha Afrim Gashi.

MARKETING