Gashi u takua me ministrin e Haxhit të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Tafik F. Albaria

Gashi u takua me ministrin e Haxhit të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Tafik F. Albaria

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot realizoi takim me Tafik Alrabia, ministër i Haxhit i Mbretërisë së Arabisë Saudite. Kryetari Gashi theksoi se Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut bën përpjekje të mëdha në avancimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, jo vetëm me vendet e rajonit, por edhe më gjerë. Informoi se në Kuvend është duke u formuar Grupi i Bashkëpunimit me parlamentet e vendeve të Lindjes së Afërt dhe të Gjirit Arabik. Ndërsa, ministri saudit theksoi se pret që miqësia dhe bashkëpunimi që ekziston midis dy vendeve të forcohet edhe më shumë në të ardhmen. Ai theksoi se marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve janë vendosur në vitin 1995 dhe vitin e ardhshëm do të shënohet 30-vjetori i bashkëpunimit të ndërsjellë.

MARKETING