Gashi takon përfaqësuesin e OIC: Theksohet rëndësia e bashkëpunimit për të drejtat e njeriut dhe tolerancën fetare

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, priti sot në një takim zyrtar z. Hacı Ali Açıkgyl, Kryesues i Komisionit të Pavarur dhe Përhershëm për të Drejtat e Njeriut të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC).
MARKETING
Gjatë takimit, u diskutua për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve në fushën e të drejtave themelore të njeriut dhe nxitjes së tolerancës ndërfetare.
Kryetari Gashi vlerësoi lartë angazhimin e Komisionit të OIC për paqe, dialog dhe mirëkuptim midis popujve, duke theksuar rëndësinë e ndërtimit të urave të bashkëpunimit në një botë gjithnjë e më të ndërlidhur.
“Biseduam për mundësitë e ndërtimit të urave të bashkëpunimit në funksion të tolerancës fetare dhe mbrojtjes së të drejtave themelore të njeriut. Vlerësova angazhimin e tyre për paqe, dialog dhe mirëkuptim midis popujve të ndryshëm të botës,” deklaroi Gashi pas takimit.
Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore, me premtimin për bashkëpunim të mëtejshëm në promovimin e vlerave universale të të drejtave të njeriut.