Gashi takon OJQ-të nga RMV-ja në Stamboll

Gashi takon OJQ-të nga RMV-ja në Stamboll

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi sot ka realizuar takim me përfaqësues të organizatave joqeveritare me prejardhje nga Maqedonia e Veriut, të cilët jetojnë dhe veprojnë në Stamboll.

“Në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Turqisë, realizova takim edhe me përfaqësues të organizatave joqeveritare të qytetarëve me prejardhje nga Maqedonia e Veriut, të cilët jetojnë dhe veprojnë në Stamboll.

Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Turqisë janë të lidhura në mënyrë historike dhe kulturore dhe në këtë aspekt qytetarët e Turqisë me origjinë nga trojet tona paraqesin hallkë të rëndësishme në miqësinë e fortë dhe bashkëpunimin e frytshëm midis dy vendeve, ka shkruar Gashi.

MARKETING