Gashi takohet me ekspertin amerikan Primorac për bashkëpunim strategjik

Gashi takohet me ekspertin amerikan Primorac për bashkëpunim strategjik

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, gjatë vizitës së tij zyrtare në Uashington, zhvilloi një takim me Max Primorac, Bashkëpunëtor i Lartë Kërkimor në Qendrën për Liri “Margaret Thatcher” pranë The Heritage Foundation. Tema kryesore ishte bashkëpunimi strategjik dhe stabiliteti në rajon.

Gjatë takimit, Gashi theksoi rëndësinë e institucioneve të forta dhe të vlerave demokratike, si dhe rolin e partneritetit transatlantik për paqen dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor.

“Diskutuam mbi rëndësinë e institucioneve të qëndrueshme dhe vlerave të lirisë, si dhe mbi ndikimin e partneritetit transatlantik për stabilitetin rajonal”, tha Gashi.

Ai gjithashtu theksoi se dialogu i vazhdueshëm me partnerët amerikanë mbetet kyç për avancimin e demokracisë dhe stabilitetin në rajon.

MARKETING