Gashi: Regjistrimi i popullsisë të jetë i besueshëm, pa marrë parasysh metodën
MARKETING
Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi, deklaroi sot se regjistrimi i ardhshëm i popullsisë duhet të realizohet në mënyrën më të mirë dhe më të besueshme, pavarësisht metodës që do të përdoret.
MARKETING
Duke komentuar njoftimin e Ministrit të Transformimit Dixhital, Stefan Andonovski, se regjistrimi do të zhvillohet në mënyrë elektronike, Gashi theksoi se kjo është çështje që u takon institucioneve kompetente.
Ai u shpreh se nëse institucionet ndihen të gatshme për ta realizuar procesin në mënyrë dixhitale, atëherë kjo është pozitive dhe e pranueshme.
“Nuk kemi asgjë kundër që regjistrimi të jetë sa më i lehtë për qytetarët. E rëndësishme është që ai të jetë i besueshëm dhe qytetarët të kenë besim në të dhënat që mblidhen. Nëse metoda dixhitale e garanton këtë, atëherë nuk ka asnjë problem”, deklaroi Gashi në konferencën për media.

