Gashi realizoi takim me kryetaren e Kuvendit të Azerbajxhanit, Sahiba Gafarova

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, i cili nga 17 deri më 19 qershor 2025 është në vizitë zyrtare në Republikën e Azerbajxhanit, sot pati takim kryetaren e Asamblesë Nacionale të Republikës së Azerbajxhanit (Milli Mexhlis), Sahiba Gafarova, me ftesë të së cilës po bën vizitën.
MARKETING
Siç theksohet në kumtesën nga shërbimi për shtyp i qeverisë, në delegacionin, , i cili u prit me nderime të larta, janë edhe deputeti Petar Markov, i cili është edhe kryetar i Grupit Parlamentar për bashkëpunim me Azerbajxhanin, deputetja Imrlije Saliu-Fetai, si dhe Sekretarja e Përgjithshme e Kuvendit, Marina Dimovska.
Kryetari Gashi e falënderoi Kryetaren Gafarova për mikpritjen e saj dhe vlerësoi se kjo është një mundësi që bashkërisht të vendosen bazat për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy parlamenteve, por edhe ndërmjet dy vendeve.
Ai shprehu kënaqësinë që vizita zyrtare realizohet në vitin kur shënojmë 30 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike dhe shtoi se pavarësisht se Maqedonia e Veriut dhe Azerbajxhani vijnë nga rajone të ndryshme, ka mundësi për të promovuar bashkëpunimin e ndërsjellë në të gjitha fushat, veçanërisht në fushën e energjisë, ekonomisë dhe turizmit.
Gashi është kryetari i parë i Kuvendit të Maqedonisë i cili është në vizitë zyrtare në Asamblenë Nacionale të Azerbajxhanit. Ai theksoi se në këtë mënyrë, së bashku me Kryetaren Gafarova, hapin një kapitull të ri në marrëdhëniet mes dy parlamenteve.
Kryetarja Gafarova theksoi se përveç përkushtimit të përbashkët për thellimin e bashkëpunimit në nivel parlamentar, është e nevojshme që bashkërisht të investohet në promovimin e bashkëpunimit në nivel shumëpalësh, përmes shumicës së organizatave parlamentare, në të cilat janë anëtarë parlamentet e të dyja vendeve.
Lidhur me bashkëpunimin parlamentar, të dy bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet Grupeve të Bashkëpunimit, përmes shkëmbimit të përvojave nga puna parlamentare dhe aplikimit të përvojave efikase nga fusha të ndryshme. Konkluzioni i përbashkët ishte se do të motivonin Grupet e Bashkëpunimit mes dy vendeve që të forcojnë dhe intensifikojnë komunikimin e ndërsjellë, por vlerësuan se duhet të nxisin edhe bashkëpunimin ndërmjet komisioneve parlamentare.
Kryetari Gashi u nënshkrua edhe në Librin e Nderit në Asamblenë Nacionale të Azerbajxhanit, ku tha se urat e miqësisë duhet të ndërtohen përmes diplomacisë parlamentare.
Delegacioni pati gjithashtu mundësinë të vizitojë Asamblenë Nacionale të Azerbajxhanit dhe të njihet me strukturën dhe punën e Dhomës Legjvënëse.