Gashi: Raportet e revizionit kërkojnë shqyrtim thelbësor, Kuvendi do të forcojë mekanizmat e mbikëqyrjes

Gashi: Raportet e revizionit kërkojnë shqyrtim thelbësor, Kuvendi do të forcojë mekanizmat e mbikëqyrjes

Raportet e revizionit përbëjnë një instrument kyç për kontrollin dhe llogaridhënien dhe kërkojnë shqyrtim serioz dhe thelbësor nga deputetët dhe shërbimet e Kuvendit, theksoi kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në ngjarjen “Forcimi i mbikëqyrjes parlamentare përmes bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit dhe Entit Shtetëror të Revizionit”.

Gashi theksoi se në revizion vlen parimi “ajo që nuk është dokumentuar, as nuk është bërë”, duke theksuar se Kuvendi në periudhën e ardhshme do të përqëndrohet në aktivitetet konkrete për përmirësimin e rolit mbikqyrës.

Ai njoftoi tre prioritete, siç janë përforcimi i mekanizmave për ndjekjen dhe zbatimin e gjetjeve dhe rekomandimeve të revizionit, përmirësimin e kapaciteteve parlamentare për interpretimin e raporteve të revizionit dhe harmonizimin e legjislacionit me standarde evropiane, përfshirë edhe miratimin e Ligjit të ri për Revizion Shtetëror.

Në fjalimin e tij, Gashi theksoi gjithashtu edhe rëndësinë e partneritetit me OSBE-në, e cila, sipas tij, është e rëndësishme për praktikë efektive të mbikëqyrjes parlamentare.

Sipas tij, raportet dhe mbështetjet e OSBE-së janë thelbësore për përmirësimin e llogaridhënies institucionale.

“Kur ky bashkëpunim të materializohet plotësisht, mbikqyrja do të kthehet te Kuvendi, përgjegjësia te institucionet, ndërsa transparenca te publiku”, theksoi Gashi, duke shtuar se në këto kushte llogaridhënia kthehet në besim.

Ambasadori i OSBE-së në Shkup, Kilian Vall, në fjalimin e tij theksoi se vlerësimet ndërkombëtare – nga OSBE/ODIHR, GREKO dhe Komisioni i Venecias – vazhdimisht tregojnë se demokracia funksionale varet nga sa në mënyrë efektive parlamentet shqyrtojnë gjetjet e institucioneve mbikqyrëse dhe ndjekin rekomandimet e tyre.

Vall nënvizoi se Enti Shtetëror i Revizionit është një nga themelet e sistemit të mbikqyrjes, duke siguruar vlerësime të pavarura dhe të bazuara në prova për shpenzimin e fondeve publike dhe efikasitetin institucional.

Ai theksoi se kjo është veçanërisht e rëndësishme në kontekstin e zgjedhjeve, ku angazhimi i shpejtë parlamentar lidhur me revizionet e financimit të fushatave mund të parandalojë përsëritjen e dobësive dhe të forcojë besimin në procesin zgjedhor.

Sipas kryerevizorit shtetëror, Maksim Acevski, revizioni nuk është vetëm konstatim i dobësive, por një instrument për përmirësimin e sistemeve institucionale dhe forcimin e përgjegjësisë financiare.

Ai theksoi se raportet e revizionit janë baza profesionale për mbikqyrjen parlamentare dhe për kontrollin demokratik mbi shpenzimet e fondeve publike, ndërsa ndjekja e zbatimit të rekomandimeve është një element kyç për mbylljen e ciklit të llogaridhënies.

“Qytetarët tanë kanë të drejtë të jenë të sigurt se çdo denar shfrytëzohet në mënyrën më të mirë të mundshme. Enti Shtetëror i Revizionit ka përgjegjësinë të sigurojë që fondet publike të përdoren në përputhje me ligjet dhe principet më të mira të menaxhimit financiar”, theksoi Acevski.

MARKETING