Gashi pret në Kuvend Presidentin Begaj, riafirmohet partneriteti strategjik mes dy vendeve

Gashi pret në Kuvend Presidentin Begaj,  riafirmohet partneriteti strategjik mes dy vendeve

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, priti në një takim zyrtar Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, duke vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera dhe partneritetin strategjik ndërmjet dy vendeve.

Gashi e cilësoi si “kënaqësi të veçantë” mikpritjen e Presidentit Begaj në Kuvend, duke theksuar se takimi u zhvillua në një frymë vëllazërore dhe me mirëkuptim të ndërsjellë. Sipas tij, u konfirmua edhe një herë niveli i lartë i bashkëpunimit dypalësh, i karakterizuar nga dialog intensiv politik dhe bashkëpunim i qëndrueshëm në fusha me interes të përbashkët.

Në fokus të bisedimeve ishte edhe perspektiva evropiane e dy vendeve. Kryeparlamentari përgëzoi Shqipërinë për progresin në procesin e integrimit dhe riafirmoi angazhimin e përbashkët për anëtarësim në Bashkimi Evropian, duke theksuar se të dyja vendet mbeten të përkushtuara si fqinjë dhe aleatë në NATO.

Një pjesë e rëndësishme e takimit iu kushtua bashkëpunimit ekonomik dhe infrastrukturor, me theks të veçantë në realizimin e projekteve strategjike si Korridori 8, i cili konsiderohet një element kyç për forcimin e lidhjeve rajonale dhe zhvillimin ekonomik.

Në përfundim, Gashi nënvizoi rolin e pazëvendësueshëm të shqiptarëve si urë lidhëse mes dy shteteve, duke theksuar se partneriteti strategjik do të vijojë të forcohet në frymën e miqësisë, besimit dhe vizionit të përbashkët evropian.

MARKETING