Gashi-Pierce: Në të ardhmen prioritet strategjik kemi sigurinë dhe integrimet europiane

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, njoftoi se sot ka pritur deputeten speciale të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Karen Pierce.
MARKETING
Gashi theksoi se kishte kënaqësinë e veçantë të mirëpriste Pierce në Kuvend, ku u konfirmuan marrëdhëniet e forta bilaterale dhe partneriteti i besueshëm mes Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar në kuadër të NATO-s. Ai theksoi se të dyja palët mbeten të angazhuara për thellimin e këtyre lidhjeve.
Kryetari i Kuvendit informoi Pierce për objektivat dhe sfidat që paraqiten në procesin e integrimit të vendit, ndërkohë që deputetja speciale ofroi mbështetje të pakushtëzuar për rrugën reformuese të Maqedonisë së Veriut.
Diskutimet e mëtejshme u përqendruan në përvojat e deritanishme dhe mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen, me fokus në prioritete strategjike si siguria, stabiliteti, zhvillimi dhe integrimi i Ballkanit Perëndimor në strukturat europiane.