Gashi: Nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme parlamentare

Shumica parlamentare është stabile pavarësisht nëse dikush del apo hyn për shkak të trazirave në koalicionin VLEN, thotë kryetari i Kuvendit Afrim Gashi në një intervistë për Radion Evropën e Lirë.
Ai vlerëson se zgjedhjet parlamentare duhet të mbahen në afat të rregullt.
“Nuk mendoj se ka nevojë për panik, shumica është stabile, mendoj se duhet të vazhdojmë të punojmë pavarësisht nëse dikush hyn apo del. Domethënë nuk do të ketë një ndryshim të madh në numrin e deputetëve. Shumica është shumë e qëndrueshme, tashmë kemi rreth dy të tretat. Nga ana tjetër, zgjedhjet lokale po afrojnë, por nuk mendoj se duhet të jemi gjithmonë aq të kapur nga ethet dhe adrenalina zgjedhore, sa të duhet të bëjmë zgjedhje për gjithçka. Zgjedhjet lokale duhet t’i kuptojmë nga natyra e tyre, siç janë në thelb. Të flitet për kanalizime, ujësjellës, rrugë më të pastra, ndriçim dhe nuk mendoj se duhet të sjellim politikë të lartë në zgjedhjet lokale, në zgjedhjet që vijojnë, në këto zgjedhje të rregullta. Kështu që nuk do t’i vendosja në të njëjtën paralele, kjo shumicë parlamentare, mendoj se duhet të vazhdojë deri në fund të mandatit, për t’i dhënë stabilitet politik qytetarëve, që Kuvendi, qeveria të vazhdojnë punën e tyre. Zgjedhjet lokale janë një tjetër temë”, tha mes tjerash Gashi.