Gashi nuk e komenton rastin me kthimin e Grubit në vend, konsideron se politika nuk duhet të përzihet në gjyqësi

Gashi nuk e komenton rastin me kthimin e Grubit në vend, konsideron se politika nuk duhet të përzihet në gjyqësi

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi sot deklaroi se politika nuk duhet të përzihet në gjyqësi dhe se si i pari i shtëpisë ligjvënëse nuk do ta komentojë kthimin në vend të Artan grubit, ish-zëvendëskryeministër nga radhët e BDI-së i dyshuar për keqpërdorime, dhe si kjo do të reflektohej ndaj partive opozitare, por edhe në koalicionin VLEN.

“Kuvendi dhe unë si kryetar i Kuvendit nuk është mirë të komentoj vendime politike, por atë që e kam deklaruar publikishst që është parimore dhe mund ta përsëris se është koha e fundit të ndalojmë së përzieri në gjyqëssi. Ai perceptim tek qytetarët se ka ndonjë marrëveshje, lë ndjenjë të keqe tek të gjithë qytetarët, kështu që porosia ime do të ihte përfundimisht secili institucion ta kryejë punën e vet, në këtë pjesë gjyqësori dhe prokuroria. Ka proces, le ta kryejnë punën e tyre me ndërgjegje dhe me profesionalizëm. Kjo do të mjaftojë që të gjithë qytetarët të jenë të kënaqur. Në fund të fundit e rëndësishme është drejtësia”, deklaroi Gashi.

Gashi, siç tha, nuk mendon se kthimi i Grubit është vendim politik. “Nuk kam asnjë informatë, nuk mund të pohoj diçka që nuk e di”, tha ai.

Ka ardhur koha, sipas kryetarit të Kuvendit, “të gjithë të vetëdijeohemi se nuk tashmë nuk kemi kohë për të humbur për vendosjen e shtetit juridik”.

“Kjo është thirrje drejt të gjitha institucioneve, akterëve në shoqëri, dhe gjyqësori dhe prokuroria edhe pushteti ekzekutiv edhe pushteti ligjvënës, nëse ssecili e kryen punln e vet me ndërgjegje dhe profesionalizëm, mendoj se nuk është vështirë të arrihet ajo. Përfundimisht të gjithë ne të cilët jemi të thirrur, përfshirë edhe juve si gazetarë, për të cilët konsideroj se jeni faktor i rëndësishëm në shoqëri, nëse të gjithë punojmë në një drjetim, mendoj se do të arrijmë efekte pozitive në kohë më të shkurtë”, tha Gashi.

Shtoi se secili institucion duhet të punojë me vetëdije dhe me profesionalizëm, dhe, tha, nëse udhëhiqemi nga këto dy parime, jam i bindur se do të kemi efekte pozitive.

Për nesër është caktuar mbledhja e grupit të punë për Kodin zgjedhor në Ministrinë e Drejtësisë dhe pritet të zgjedhet kryetari i tij. Gashi informoi se në javët në vijim në Kuvend do të duhej të arrinin ligje të reja nga agjenda reformuese.

“Qëllimi është puna të jetë dinamike dhe në kohë sa më të shpejtë të kemi Kod zgjedhor i cili do të ishte i pranueshëm për të gjitha palët e involvuara në procesin zgjehdor. Sa i përket agjendëss reformuese, presim këto ditë të shohim se cilat janë ligjet që janë planifikuar të parashtrohen nga ana e Qeverisë në mënyrë që Kuvendi të jetë i gatshëm dhe të përpilojë kalendar dhe parashikueshmëri në procesin e miratimit të këtyre ligjeve nga agjenda reformuese”, tha Gashi.

Lidhur me Kodin penal, kryetari i Kuvendit tha se joformalisht është informuar sse do të ketë Kod të ri penal, por nuk ka informatë se kur do t’u parasshtrohet atyre.

MARKETING