Gashi: Nuk bëhet fjalë për interpelancë ndaj Afrim Gashit, por ndaj profilit të një funksionari tjetër

Gashi: Nuk bëhet fjalë për interpelancë ndaj Afrim Gashit, por ndaj profilit të një funksionari tjetër

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në fjalimin e tij, para fillimit të interpelancës, tha se çdo bartës i funksionit shtetëror duhet të jetë i mësuar të jep llogari për veprimet e tij.
Gashi tha se interpelanca e parashtruar nga Levica, është plot me albanoafobi, me islamofobi, me plotë akuza të pabaza.
“Kjo i ngjan jo vetëm albanofobisë, por është më shumë se kaq. Kush e ka legjitimitetin në vendin tonë të gjykojë se një pjesëtar i një bashkësie etnike guxon ose nuk guxon të jetë kryetar i Kuvendit vetëm për shkak të përkatësisë së tij etnike? Nga vjen kjo urrejtje ndaj shqiptarëve për ta ndihmuar edhe kundërshtarin politik vetëm që shqiptari mos të jetë në pozitën e tillë?”, tha Gashi, shkruan SHENJA.
Gashi tha se nuk bëhet fjalë për interpelancë ndaj Afrim Gashit, por ndaj profilit të një funksionari tjetër.
“Kjo nuk është interpelancë ndaj Afrim Gashit, por është interpelancë ndaj përkatësisë etnike dhe fetare të Kryetarit të Kuvendit. Kjo nuk është interpelancë ndaj tejkalimit të autorizimeve të Kryetarit të Kuvendit në aspektin e sigurisë, por është interpelancë ndaj marrëdhënieve të mira fqinjësore me Kosovën dhe angazhim për tërheqjen e njohjes së Republikës së Kosovës.
Kjo nuk është interpelancë ndaj gjoja shkeljes së Ligjit për gjuhët, por është interpelancë që shpreh frustrim dhe fobi ndaj gjuhës shqipe dhe përkatësisë etnike të Kryetarit të Kuvendit”, tha kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.

MARKETING