Garda Civile e Spanjës jep detaje të reja rreth aksidentit fatal të Diogo Jotas

Policia spanjolle beson se ylli i Liverpoolit, Diogo Jota, ishte pas timonit kur supermakina e tij Lamborghini Huracan u aksidentua dhe shpërtheu në flakë në autostradën A-62 pranë Zamorës, duke i marrë jetën atij dhe vëllait të tij, Andre Silva.
Hetuesit dyshojnë se makina po udhëtonte me një shpejtësi shumë më të lartë se ajo e lejuara, duke ndikuar direkt në humbjen e kontrollit dhe pasojat fatale që pasuan.
Raportimet fillestare sugjeronin se një gomë e shpërthyer mund të ketë shkaktuar daljen nga rruga dhe shpërthimin e makinës, por tani ka dyshime për faktorë të tjerë.
Eksperti i sigurisë rrugore, Javier Lopez Delgado, president i ASEVI, ngriti shqetësime për sipërfaqen e rrugës, duke theksuar se në të njëjtin vend kishte ndodhur një tjetër aksident pothuajse fatal disa ditë më parë.
Delgado tha se shpejtësia ishte me gjasë një faktor i rëndësishëm, por jo i vetmi. Sipas tij, nëse makina do të udhëtonte me rreth 80 km/h, pasojat mund të mos kishin qenë fatale.