Ganezi Clement Ansah nënshkruan me FC Shkupi

Ganezi Clement Ansah nënshkruan me FC Shkupi

Ganezi Klement Ansah zyrtarisht është futbollisti më i ri i FC Shkupit. 19 vjeçari vjen nga klubi i Premier Ligës ganeze, Bofoakva Tano, me të cilin klub u bashkua pasi u largua nga skuadra e tij e parë Vicktory Stars. Ansah është një lojtar i talentuar, i fortë i cili mund të luajë si mesfushor qëndror ose si mesfushor ofenziv. Ansah ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me klubin nga Çairi. Ndryshe Ansah ka shprehur entuziazmin e tij pas arritjes së marrëveshjes me Shkupin, duke potencuar se është shumë i kënaqur që është pjesë e familjes bardhekaltër.

MARKETING