Galatasaray po e shqyrton transferimin e yllit të Interit

Galatasaray po shqyrton mundësinë e një transferimi për mbrojtësin francez të Interit Benjamin Pavard, raportojnë burime pranë klubit, përfshirë gazetarin e njohur të merkatos, Ekrem Konur.
Sipas raportimeve, nuk ka ende një ofertë zyrtare nga ana e klubit turk, por një marrëveshje huazimi është në diskutim, si pjesë e përpjekjeve të Galatasarayt për të përforcuar skuadrën në prag të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve 2025/2026.
Ai u transferua te Interi në verën e vitit 2023 nga Bayern Munich, për një shumë prej 31.4 milionë euro, dhe ka një kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2028.
Pavarësisht një sezoni të parë pozitiv në Serie A, sezoni i kaluar ishte më i vështirë për të. Lëndime të herëpashershme dhe disa gabime në momente kyçe e bënë trajnerin Simone Inzaghi t’i besojë më shumë Yann Bisseck, i cili fitoi terren si titullar në repartin defensiv.
Kjo situatë ka bërë që Inter të jetë i hapur ndaj ofertave, sidomos për marrëveshje huazimi ose transferimi të pjesshëm, për të ulur ngarkesën financiare dhe për të ruajtur balancën në skuadër.
Galatasaray, që vjen pas një sezoni të suksesshëm në Superligën turke, ka si objektiv një paraqitje sa më dinjitoze në arenën evropiane dhe Pavard shihet si një përforcim ideal për mbrojtjen, pasi falë fleksibilitetit të tij, ai mund të luajë si qendërmbrojtës ose mbrojtës i djathtë, varësisht nga nevoja.