Galatasaray interesohet për Eriksenin

Galatasaray interesohet për Eriksenin

Skuadra e Galatasarayt po interesohet për mesfushorin e Manchester Unitedit, danezin Christian Eriksen ka njoftuar të enjten “Daily Mail”. Bëhet e ditur se klubi turk tashmë ka kontaktuar Eriksenin dhe po bën gati ofertën për ta bindur Unitedin në lirimin e tij.

Galatasaray po synon transferimin e Eriksenit në verë dhe për kartonin e tij, është gati të ofrojë deri në 20 milionë euro.

31-vjeçari ka kontratë me ekipin anglez deri në vitin e ardhshëm, ndërsa është pjesë e tij prej verës së vitit 2022. Në 19 ndeshje të luajtura këtë edicion në të gjitha garat, Eriksen ka shënuar një gol dhe ka bërë dy asistime. Para Unitedit, ai karrierë ka bërë edhe te Brentfordi, Interi, Tottenhami e Ajaxi.

MARKETING