Galatasaray dhe Fenerbahce dalin me daklarata zyrtare pasi refuzuan të luajnë finalen e Superkupës së Turqisë

Skuadra e Galatasarayt dhe ajo e Fenerbahches kanë dal me deklarata zyrtare pasi nuk pranuan të luajnë finalen e Superkupës së Turqisë.
Ndeshja ishte paraparë të zhvillohej sonte, në orën 18:45, në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad, shkruan IndeksOnline.
Por pasi autoritetet nga Arabia Saudite kanë ndaluar banerat që përshkruajnë imazhin e Ataturkut, interpretimin e himnit kombëtar turk dhe veshjen e bluzave që përshkruajnë Ataturkun nga lojtarët.
Në deklaratat e dy klube të mëdha turke thuhet se kjo ndeshje është shtyer për një dtaë të mëvonshme.
Si pasoje e vendimit tone te perbashket eshte shtyre per nje date te mevonshme.
Falenderojmë federatën e futbollit të vendit pritës, institucionet dhe organizatat përkatëse për përpjekjet që kanë bërë deri më tani në organizimin e Superkupës.”, thuhet në deklaratat e Galatasarayt dhe Fenerbahches./IndeksOnline/