Galatasaraji e kërkon Elif Elmasin

Galatasaraji e kërkon Elif Elmasin

Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, Elif Elmas mund të rikthehet sërish të luaj në Superligën e Turqisë, por jo me Fenerbahçen. Sipas mediave turke, Elmasi është në radarin e Gallatasarajit që është rivali më i madh i Fenerbahçes. Klubi nga Stambolli është në kërkim të një mesfushori dhe reprezentuesi i Maqedonisë mund të transferohet nga Lajpzingu në formë huazimi për një vit. Aktualisht, Elif Elmas nuk është duke pasur hapësira të mjaftueshme për të luajtur te Lajpzingu dhe transferimi në Turqi mund të jetë një opsion për shkupjanin. Merkato e transferimeve në Turqi është ende e hapur dhe në ditët e fundit pritet të shihet se a do të arrijnë marrëveshje për ta transferuar Elif Elmasin në Turqi. Kujtojmë se reprezentuesi i vendit në janar të këtij viti ju bashkua Lajpzingut, duke u transferuar nga Napoli, teksa më herët ka luajtur për Fenerbahçen në Turqi.

MARKETING