Gaboi kundër Interit, Gjimshiti fiton çmimin e lojtarit të ndeshjes me super paraqitje ndaj Romës

Gaboi kundër Interit, Gjimshiti fiton çmimin e lojtarit të ndeshjes me super paraqitje ndaj Romës

Kapiteni i kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti bëri një paraqitje monumentale mbrëmë në fitoren e Atalantës 1–0 ndaj Romës.

Gjimshti javën e kaluar gaboi një pasim që pastaj solli golin e zikaltërve nga Milano në fitoren e tyre minimale 0–1.

Megjithatë, 32 vjeçari reagoi në ndeshjen e radhës në Serie A duke fituar çmimin e lojtarit të ndeshjes. Gjimshiti nga 10 duele në total fitoi 8 prej tyre duke markuar suksesshëm sulmuesin e Romës, Evan Ferguson.

Mbrojtësi i Atalantës pati edhe 8 spastrime, 3 interceptime dhe 4 ndërhyrje të sakta. Gjimshiti foli për paraqitjen e tij në dy ndeshjet e fundit.

“E mendova për disa ditë gabimin ndaj Interit, pastaj shikova përpara. Të gjithë mund të gabojmë, kam provuar të motivohem dhe të japë maksimumin në stërvitje.

Pas gabimit kundër Interit shpresova që trajneri mos të më largonte nga formacioni startues, e falenderoj për besimin”, deklaroi Gjimshiti.

MARKETING