Futsal, Forca sonte luan për histori, për vendin e parë dhe kalim tutje në Ligën e Kampionëve

Futsal, Forca sonte luan për histori, për vendin e parë dhe kalim tutje në Ligën e Kampionëve

Klubi i futsallit Forca sonte do të luaj për të shkruar historinë e saj në Ligën e Kampionëve në futbollin e vogël.

Ekipi nga Kumanova do të përballen sonte me skuadrën e Titogradit për vendin e parë në grupin para-eliminator të Çampionsit në futsall. Kampionët e vendit tonë, pas dy fitoreve kundër Blu Maxhik nga Irlanda dhe Renxhers nga Andorra sonte kërkojnë fitoren e tretë për vendin e parë në grupin A.

Të dyja ekipet si Forca, por edhe Titogradi kanë aktualisht nga 6 pikë në konto, përderisa fitorja eventuale e njërës apo tjetrës i jep vendin e parë në grup dhe kalim në fazën eliminatore. Skuadra shqiptare mund të kaloj tutje edhe nëse ndeshje përfundon me barazim, për shkak të gol avarazhit më të mirë.

Dueli Forca – Titogradi zhvillohet sonte në palestrën “Jane Sandanski” në Shkup, duke nisur nga ora 20:30.

Aziz Sahiti /SHENJA/

MARKETING