Fundjava sjell xhiron e 17-të në Ligën e Parë
Fundjava do të sjellë ndeshjet e xhiros së 17-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut. Në këtë xhiro do të kemi dy duele shqiptare, me Voska Sport që luan me Shkëndijën e Tetovës, teksa Shkupi në Çair do të takohet me Struga Trim Lum.
Skuadra e Gostivarit do të pret Sileksin e Kratovës, përderisa Besa e Dobërdollit do të luaj ndaj Pelisterit në Manastir.
Në program të xhiros së 17-të në elitë do të jenë edhe duelet Vardari – Tikveshi dhe Brera – Rabotniçki. Të gjitha takimet e kësaj xhiroje do të zhvillohen të dielën, duke nisur nga ora 13:00. /SHENJA/