Fundjava sjell ndeshjet e xhiros së 24-t në Ligën e Parë

Fundjava sjell ndeshjet e xhiros së 24-t në Ligën e Parë

Fundjava në futbollin elitar në Maqedoninë e Veriut do të sjell ndeshjet e xhiros së 24-të në program. Për dallim nga javët e kaluara, këtë vikend do të luhen pesë ndeshje të shtunën, ndërsa vetëm një të dielën.

Në program të ditës së nesërme, në Ohër Voska Sporti do të pret Shkupin, përderisa Shkëndija e Tetovës do të luaj në kryeqytet ndaj Vardarit. Skuadra tjetër shqiptare gjithashtu në këtë xhiro do të jetë si mysafirë në Shtip përballë Bregallnicës.

Në dy takimet tjera të së shtunës takohen Sileksi – Brera Strumica dhe Makedonija Gjorçe Petrov – Tikveshi. Ndërkohë të dielën do të zhvillohet vetëm përballja ndërmjet Rabotniçkit dhe Strugës. Të gjitha sfidat e xhiros së 24-t janë do të luhen në termin nga ora 15:00. /SHENJA

MARKETING