Fundjava me derbi Shkupi – Shkëndija

Fundjava me derbi Shkupi – Shkëndija

Liga e Parë e futbollit në Maqedoninë e Veriut vjen këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së 17-të në program. Super-derbi do të ketë të dielën, aty ku në Çair do të përballen dy skuadrat shqiptare, Shkupi dhe Shkëndija. Ky duel është “luftë” për kreun, pasi të dyja skuadrat aktualisht kanë pikë të barabartë dhe ndajnë pozitën e parë.

Ndërkohë kjo xhiro hapet nesër me takimin Makedonija Gjorçe Petrov – Vardari që luhet nga ora 13:00, ndërsa të dielën përveç derbit, Struga Trim Lum luan në Kavadar përballë Tikveshit. Gostivari është mysafirë i Sileksit në Kratovë, teksa në dy ndeshjet tjera takohen Bregallnica – Voska Sport dhe Rabotniçki – Brera Strumica. Të gjitha sfidat zhvillohen në termin të njejtë, duke nisur nga ora 13:00.

MARKETING