Fshehu një kilogram ar në pantallona, kapet udhëtari në Maqedoninë e Veriut

Fshehu një kilogram ar në pantallona, kapet udhëtari në Maqedoninë e Veriut

Mbi një kilogram stoli ari në vlerë prej 4 milionë denarë, doganierët kanë konfiskuar në hyrje të vendkalimit kufitar “Bogorodicë”, me çka është penguar edhe tentimi për të shmangur pagesën e taksës së importit në shumë prej një milion denarë.

“Ari u zbulua gjatë kontrollit personal të një udhëtari, i cili u përpoq të fshihte bizhuteritë brenda pantallonave dhe të brendshmeve që kishte veshur. I njëjti ishte i paketuar në katër çanta me 60 gjerdan, 13 unaza, 128 vathë dhe 48 byzylykë”.

“Ari do t’i dorëzohet Bankës Popullore, ndërsa ndaj pasagjerit do të bëhet kallëzim penal”, thonë nga Drejtoria e Doganave.

MARKETING