Fronti Europian e dërgon në Administrative padinë për rivotim në Zhelinë

Fronti Europian e dërgon në Administrative padinë për rivotim në Zhelinë

MARKETING

Koalicioni Fronti Evropian ka paraqitur padi në Gjykatën Administrative pas vendimit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për rivotimin në Zhelinë, në qendrën e votimit 2101 në fshatin Larcë. Gjykata duhet të vendosë brenda 48 orëve nga marrja e padisë.

MARKETING

Sample Image

Kujtojm që më herët KSHZ-ja nuk e pranoi kundërshtimin e Frontit Evropian për rivotimin e kësaj qendre votimi, me të cilin koalicioni i udhëhequr nga BDI-ja humbi një deputet në rezultatet e 8 majit, ndërsa koalicioni VLEN mori një mandat deputeti. Për të kompletuar përbërjen e Kuvendit, KSHZ-ja duhet të shpallë emrin nga koalicioni VLEN që duhet të zërë deputetin e Biljal Kasamit, i cili nga ana e tij dorëzoi dorëheqjen në legjislativ.

MARKETING