Franco Foda para ndeshjes ndaj Sllovakisë: Synojmë vetëm fitoren, jemi përgatitur maksimalisht
MARKETING
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka folur në konferencën për media para ndeshjes së të enjtes ndaj Sllovakisë.
MARKETING
Kosova do të synojë fitoren ndaj Sllovakisë në Bratislavë në kuadër të ‘play-off’-it kualifikues për Kupën e Botës 2026.
Para këtij takimi, Foda ka thënë se ekipi ka zhvilluar një stërvitje të mirë gjatë ditëve të fundit, ku ata janë përqendruar kryesisht tek ana taktike.
“Kemi bërë stërvitje të mirë në ditët e fundit, jemi përqendruar në anën taktike”.
“Tashmë po shikojmë për ndeshjen e nesërme dhe synojmë fitore ashtu siç kemi bërë ndaj Islandës në Spanjë dhe Suedisë e Sllovenisë si mysafir”, ka deklaruar Franco Foda fillimisht.
“Kur nënshkrova kontratën qëllimi ishte për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian, por skuadra bëri përparime sidomos këta muajt e fundit dhe tani jemi afër të arrijmë kualifikimin në Botëror”.
“Normalisht edhe atëherë kam qenë i vetëdijshëm që Kosova ka kualitet, janë bërë disa përmirësime dhe janë bashkangjitur futbollistët e rinj dhe tani po shikojmë përpara”, ka thënë tekniku gjerman në pyetjen e drejtuar nga gazetari i Telegrafit, Romak Zeqiri. /Telegrafi

