Fotografoi fletëvotimin, arrestohet një person në Ohër
![Fotografoi fletëvotimin, arrestohet një person në Ohër](https://shenja.tv/wp-content/uploads/2024/04/policia-arrest.jpg)
Sektori për Punë të Brendshme – Ohër, njofton se sot në orën 12:15 ka ndaluar 48 vjeçarin A.I. nga ky qytet pasi ka fotografuar fletën e votimit në vendvotimin 1271.
Siç njoftojnë nga SPB Ohër, pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.