(FOTO) Struga TL zhvillon stërvitjen zyrtare në Lituani, gati për duelin me Zhalgirisin

Struga Trim Lum nga mbrëmja e djeshme është vendosur në Lituani, ndërsa sonte ka zhvilluar edhe stërvitjen zyrtare para sfidës së nesërme me Zhalgirisin të vlefshme për eliminatoret e Ligës së Kampionëve.
Shpëtim Duro udhëheqi stërvitjen e struganëve dhe bëri “matematikat” e duhura për ndeshjen që i pret nesër. Atmosfera në stërvitje është pozitive dhe të gjithë futbollistët shihen të gatshëm për të dhënë maksimumin në duelin e tyre të parë historik në këtë garë.






Ndeshja Zhalgirisi – Struga TL luhet të martën nga ora 18:00.